Arbana Osmani kujtohet me se shumti si moderuesja e Big Brother Vip, edhe pse ka drejtuar njen seri show-sh te tjere televizive. Në edicionin e tretë ajo u zëvendësua me Ledion Liçon. Moderatorja nuk ka zbuluar asnjë detaj deri më tani për rikthimin e saj në ekran.
Arbana këtë verë duket kaloi me shume kohe me pushime dhe me familjen e saj. Por pa lene pasdore as fansat, sepse gjen herë pas here kohë për ndjekësit e saj të cilëve edhe sot vendosi t’u përgjigjej disa pyetjeve të tyre.
Mes këtyre pyetjeve ishte edhe ajo për Big Brother Vip, që tashmë është bërë e pashmangshme për moderatoren. Reagimi i Arbana Osmanit ka qenë epik: Çfarë ask-u do të ishte nëse nuk do të ishte kjo pyetje.