Ndikimi i rrezeve të diellit në luftimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(56) "ndikimi-i-rrezeve-te-diellit-ne-luftimin-e-koronavirusit"

Gazeta Express

29/04/2020 15:05

Ndikimi i rrezeve të diellit në luftimin e koronavirusit

Gazeta Express

29/04/2020 15:05

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin të mbetur në sipërfaqe brenda disa minutave. Në këtë përfundim ka dalë një studim i pabotuar i kryer nga shkencëtarët e Departamentit Amerikan të Sigurisë së Atdheut, që nuk është shqyrtuar ende nga ekspertë të pavarur.

Rezultatet e tyre sugjerojnë që rrezatimi nga rrezet ultraviolet mund të dëmtojë materialin gjenetik të virusit dhe të pengojë aftësinë e tij për t’u riprodhuar në sipërfaqe. Nuk ka asnjë provë që rrezet UV mund të vrasin koronavirusin kur ndodhen në trup.

Lexo Edhe:

Provat u zbuluan në konferencën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë nga zyrtari Bill Bryan, dhe shkaktoi një ide të çuditshëm nga Presidenti Donald Trump.

Shkencëtarët hodhën poshtë idenë e përdorimit të rrezeve UV si një terapi dhe iu lutën publikut që të mos e ekspozojnë veten ndaj rrezatimit të dëmshëm, që dëshmon se shkakton kancer të lëkurës. Po ashtu prodhuesit e produkteve të dezinfektantëve bënë thirrje të mos përdoren në trupin e njeriut apo të konsumohen./Tiranapost/ Gazeta Express