Ne kemi nevojë për politikëbërje të vetëdijshme për çeshtjet gjinore, për të siguruar që urgjencat e ardhshme të shëndetit publik të marrin parasysh nevojat diferenciale të burrave dhe grave. Përderisa pritet që dëmi kolateral i pandëmisë të jetë më i lartë sesa dëmi i shkaktuar nga vetë virusi korona, mendohet se këto dëme fatkeqësisht do të prekin më së shumti gratë. Rrjedhimisht edhe shëndeti i tyre mendor do të jetë më i brishtë, me më shumë rrezik per shafqën e çrregullimeve psikologjike.
Brikena Krasniqi Hoti
Sipas OBSH-së , ekzistojnë dallime gjinore edhe në shëndetin mendor. “Depresioni, ankthi, shqetësimi psikologjik, dhuna seksuale, dhuna në familje , përshkallëzimi i përdorimit të substancave, prekin gratë në një masë më të madhe sesa burrat nëpër vende të ndryshme dhe ambiente të ndryshme në botë. Presionet e krijuara nga rolet e tyre të shumta, diskriminimi gjinor dhe faktorët shoqërues të varfërisë, urisë, kequshqyerjes, punës së tepërt, dhunës në familje dhe abuzimit seksual, kombinohen si përgjegjësi për shëndetin e dobët mendor të grave. Ekziston një lidhje pozitive midis shpeshtësisë dhe ashpërsisë së faktorëve të tillë shoqërorë dhe shpeshtësisë dhe ashpërsisë së problemeve të shëndetit mendor te grate”.
Në anën tjetër, pasojat e pandemisë COVID-19 për shoqërinë në përgjithësi, e në shëndetin mendor ne veçanti mbetën për studiuar. Sidoqoftë, ne tashmë mund të parashikojmë ndikimin e pandemisë në situatën e grave në vendin tonë. Statusi shoqëror, pavarësia ekonomike mirëqenia e tyre emocionale, veçanërisht ajo e nënave beqare, është në rrezik. Kjo mund të jetë për disa arsye:
UNFPA në një shënim udhëzues që ka publikuar, “COVID-19: A Gender “ ka potencuar se “Përhapja e sëmundjeve ndikon ndryshe tek gratë dhe burrat, dhe epidemitë bëjnë që pabarazitë ekzistuese për gratë dhe vajzat të përkeqësohen.” Po ashtu në mesin disa pikave aty përmendent që “Konsiderojeni se si përvoja e karantinës mund të jetë e ndryshme për gratë dhe burrat, pasi që ata kanë nevoja të ndryshme fizike, kulturore, sigurie dhe sanitare. Shtëpia mund të mos jetë vend i sigurt për disa gra dhe me të vërtetë mund të rrisë ekspozimin ndaj dhunës fizike, psiqike dhe seksuale. UNFPA po ashtu potencon përfshirjen e grave në marrjen e vendimeve për gatishmëri dhe reagim ndaj shpërthimit të pandemisë si dhe përfaqësimin e grave në hapësirat politike vendore në ballafaqim me pandeminë COVID-19.
Pra, ne kemi nevojë për politikëbërje të vetëdijshme për çeshtjet gjinore, për të siguruar që urgjencat e ardhshme të shëndetit publik të marrin parasysh nevojat diferenciale të burrave dhe grave. Përderisa pritet që dëmi kolateral i pandëmisë të jetë më i lartë sesa dëmi i shkaktuar nga vetë virusi korona, mendohet se këto dëme fatkeqëisht do të prekin më së shumti gratë. Rrjedhimisht edhe shëndeti i tyre mendor do të jetë më i brishtë, me më shumë rrezik per shafqën e çrregullimeve psikologjike.
Autorja është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë