Ndihmësi i Trumpit pritet të dënohet për gënjim ndaj Kongresit - Gazeta Express
string(62) "ndihmesi-i-trumpit-pritet-te-denohet-per-genjim-ndaj-kongresit"

Ndihmësi i Trumpit pritet të dënohet për gënjim ndaj Kongresit

Gazeta Express

20/02/2020 19:02

Roger Stone, politikani republikan i përfshirë në hetimet për Rusinë në vitin 2016, pritet të dënohet më 20 shkurt për gënjim të Kongresit dhe manipulim të dëshmitarëve, me qëllim të mbrojtjes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Rasti i Departamentit amerikan të Drejtësisë kundër Stone-it, mik për kohë të gjatë i presidentit ka goditur Uashingtonin, pasi Trump ka kritikuar javën e kaluar prokurorët shtetërorë, të cilët kanë kërkuar që Stone të vuajë dënimin nga shtatë deri në nëntë vjet burgim.

Lexo Edhe:

Përmes një serie postimesh në rrjetin social, Twitter, Trump i pati konsideruar kërkesat për burgim si “të tmerrshme dhe të padrejta”.

Pak më vonë, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr ka rekomanduar dënim të ulët për Stone, duke nxitur reagime për ndërhyrje të mundshme presidenciale në këtë rast, që ka shtyrë katër prokurorë të japin dorëheqje.

Barr pati thënë se nuk është ndikuar nga reagimet e presidentit. Mirëpo më shumë se 2,000 ish-pjesëtarë të Departamentit të Drejtësisë kanë nisur letër të hapur me kërkesë të shkarkimit të prokurorit Barr.

Gjykimi kundër Stone rrjedh nga hetimi i Muellerit, i cili ka treguar në detaje për hakimin rus, përpjekjet për propagandë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe kontaktet në mes të fushatës së Trumpit dhe Moskës.