Vuçiq jep detaje nga takimi me diplomatin amerikan që sot vjen në Kosovë: Dialogu mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura - Gazeta Express
string(131) "vuciq-jep-detaje-nga-takimi-me-diplomatin-amerikan-qe-sot-vjen-ne-kosove-dialogu-menyra-e-vetme-per-zgjidhjen-e-ceshtjeve-te-hapura"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 10:25

Vuçiq jep detaje nga takimi me diplomatin amerikan që sot vjen në Kosovë: Dialogu mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 10:25

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan, para nisjes për Kosovë, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Në njoftimin e presidentit serb, thuhet se temat e diskutimit kanë qenë çështjet globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ka thënë se në takim ka potencuar se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur “çështjet e hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

“Vëra në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq në njoftimin e tij./Express/