Ndihma për Ukrainën, Petrovska: Bëhet fjalë për informata të klasifikuara, për shkaqe të sigurisë - Gazeta Express
string(94) "ndihma-per-ukrainen-petrovska-behet-fjale-per-informata-te-klasifikuara-per-shkaqe-te-sigurise"

Ndihma për Ukrainën, Petrovska: Bëhet fjalë për informata të klasifikuara, për shkaqe të sigurisë

Ballina

Gazeta Express

15/08/2022 12:31

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska e pyetur nga gazetari i Alsat për ndihmën ushtarake që vendi jonë i donoi Ukrainës, Petrovska tha se bëhet fjalë për informata të klasifikuara për shkaqe të sigurisë dhe njëherit premtoi se në momentin që Qeveria do të vendos për de-klasifikimin e të njëjtave, atëherë opinioni do të njoftohet se për çfarë donacioni bëhet fjalë dhe në çfarë sasie.

“Bëhet fjalë për 3 vendime për donacion, që janë të klasifikuara për shkaqe të sigurisë, ato vendime përmbajnë në vete detaje se për çfarë lloji të pajisjes bëhet fjalë dhe në çfarë sasie…Miratuam vendim për donacion dhe pajisje ushtarake për nevojat e trupave të armatës ukrainase. Detaje nuk janë publikuar për shkaqe sigurie, kjo nuk do të thotë se në momentin që do të vlerësojmë se nuk ekziston kurrfarë rreziku në aspektin e sigurisë, ato 3 vendime do të de-klasifikohen dhe opinioni absolutisht do të mësoj se për çfarë pajisje bëhet fjalë dhe në çfarë sasie kemi donuar”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Lexo Edhe: