Ndihma për Shqipërinë, Soreca: 50 mln eurot e BE-së për Covid-19 grante, jo kredi - Gazeta Express
string(78) "ndihma-per-shqiperine-soreca-50-mln-eurot-e-be-se-per-covid-19-grante-jo-kredi"

Gazeta Express

26/03/2020 17:02

Ndihma për Shqipërinë, Soreca: 50 mln eurot e BE-së për Covid-19 grante, jo kredi

Gazeta Express

26/03/2020 17:02

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, është shprehur se 50 mln eurot e dhëna nga unioni për Shqipërinë nuk janë kredi, por grant.

Në një konferencë ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Soreca deklaroi se paratë do të përdoren në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Soreca: Nuk do të ndikojë për faktin që vetë vendet e BE-së po kalojnë të njëjtën situatë. Të gjitha miliona eurot që janë premtuar në formë granti do të jepen ashtu siç janë premtuar. 50 milionëshi është tjetër dhe ato që u premtuan në konferencë (per tërmetin) janë tjetër. Ne jemi pjesë e Komisionit Shetëror për Rindërtimin, por kemi qasje të plotë në dokumentacione, që tregojnë si do zbatohen këto fonde dhe do ta ndjekim këtë çështje edhe në muajt në vijim