string(96) "ndihma-nga-shba-e-be-gap-rreth-830-milione-euro-projekte-te-pezulluara-apo-te-anuluara-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 14:28

Ndihma nga ShBA e BE, GAP: Rreth 830 milionë euro projekte të pezulluara apo të anuluara në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 14:28

Instituti GAP ka publikuar të enjten raportin rreth ndikimit financiar të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Sipas këtij raporti, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyera për një afat tjetër.

“Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë rezultuar me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore, duke i kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyera për një afat të pacaktuar. Brenda kësaj shume, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht” – thuhet aty.

“Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro. Nga gjithsej mjetet e ndikuara nga masat, rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF. Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej përmes granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë euro nga Bashkimi Evropian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta sikurse institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë euro” – thuhet tutje.

Ndërkaq, për shkak të vendimit të ri, janë anuluar edhe 157 milionë projekte të USAID.