Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas - Gazeta Express
string(85) "ndezen-zjarre-ne-fshatrat-gose-e-madhe-dhe-luz-i-madh-procedohen-penalisht-dy-shtetas"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 10:48

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 10:48

Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohet se ndezën zjarre në zonat rurale të Kavajës, duke shkaktuar djegien e sipërfaqeve toke në pronësinë e tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe u nisën drejt vendngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar: shtetasit Rr. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, dhe F. K., 70 vjeç, banues në Luz i Madh.