‘Ndëshkohet’ gjyqtari i VAR-it i ndeshjes Girona – Barça, shkaku i gabimit te faulli i Koundes - Gazeta Express
string(89) "ndeshkohet-gjyqtari-i-var-it-i-ndeshjes-girona-barca-shkaku-i-gabimit-te-faulli-i-koundes"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 22:11

‘Ndëshkohet’ gjyqtari i VAR-it i ndeshjes Girona – Barça, shkaku i gabimit te faulli i Koundes

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 22:11

Komiteti Spanjoll i Arbitrimit (CTA) do të ndëshkojë arbitrat e VAR-it nga ndeshja e së hënës Girona 2-1 Barcelona dhe ajo e së shtunës Real Madrid 4-1 Real Sociedad, të dyja nga java e 24-të.

Organi i arbitrimit, i drejtuar nga Fran Soto, do të vendosë një pezullim “në frigorifer” – që nënkupton largim nga detyra deri në njoftim të dytë – për David Gálvez Rascón, i cili ishte në VAR në “Montilivi” përkrah Soto Grado.

Ndërkohë, Daniel Jesús Trujillo, që shërbeu në të njëjtin rol në “Bernabéu” për Hernández Maeso, do të marrë një sanksion më të lehtë dhe në emërimin e radhës do të caktohet si asistent i VAR-it.

Sipas “AS”, CTA beson se në ndeshjen Girona-Barcelona, ndërhyrja e Echeverrit ndaj Koundé mund të ishte ndëshkuar si faull i sulmuesit argjentinas ndaj mbrojtësit francez.

Si rrjedhojë, e gjithë faza sulmuese që pasoi – e cila përfundoi me golin e Fran Beltrán për 2-1 – duhej të ishte anuluar.

Siç kishte deklaruar më herët edhe analisti i arbitrimit Iturralde González për “AS” dhe radion “Cadena SER” gjatë komentimit në “Carrusel Deportivo”, goli i 2-1 nuk duhej të ishte pranuar.

Ankesat e lojtarëve të Barcelonës, si dhe kritikat publike nga Flick dhe së fundmi Laporta, përshpejtuan vendimin e organit të arbitrimit për të ndëshkuar zyrtarin e VAR-it në “Montilivi”, i cili nuk e këshilloi Soto Grado të rishikonte incidentin.

Trujillo, VAR-i i ndeshjes Real Madrid – Real Sociedad, do të përballet me një dënim më të lehtë dhe në detyrën e radhës do të jetë asistent i VAR-it.

Edhe pse penalltia e dytë kundër Aramburut për faull ndaj Vinícius shkaktoi polemika, CTA arriti në përfundimin se dhënia e saj nuk ishte gabim./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement