Ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, zbulohet agjenda e Kombëtares shqiptare - Gazeta Express
string(73) "ndeshjet-ndaj-serbise-e-jordanise-zbulohet-agjenda-e-kombetares-shqiptare"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 15:55

Ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, zbulohet agjenda e Kombëtares shqiptare

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 15:55

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e hënë, më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar këtë të premte, më 3 tetor.

Në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.