Ndeshjet e Superligës do të luhen me orar të ri, njofton FFK-ja - Gazeta Express
string(62) "ndeshjet-e-superliges-do-te-luhen-me-orar-te-ri-njofton-ffk-ja"

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 18:00

Ndeshjet e Superligës do të luhen me orar të ri, njofton FFK-ja

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 18:00

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ndeshjet e Superligës nga kjo fundjavë do të luhen me orar të ri.

Sipas FFK-së, duke filluar nga xhiroja e 27-të, ndeshjet e Superligës do të luhen nga ora 15:00, prej orës 13:00 që luheshin deri më tash.

Ky vendim vjen pasi është ndryshuar ora, nga ajo e dimrit te e verës.

Në këtë xhiro, liderja e tabelës, Drita do të presë Malishevën.

Ballkani do t’i bëjë konak Dukagjinit, teksa Llapi do të ketë duelin e mbijetesës me Ferizajn.

Prishtina e Re luan me Gjilanin, ndërsa Drenica do të sfidohet nga Prishtina në Skënderaj.

Drita momentalisht i prin tabelës me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani me 45 pikë.

Prishtina është e treta me 41 pikë.

Vendi i katërt i përket Malishevës, derisa Gjilani është i pesti, ndërsa Dukagjini i gjashti.

Ferizaj është i shtati, teksa Llapi është në pozitën e tetë, ajo e barazhit.

Drenica dhe Prishtina e Re janë në pozitat nëntë dhe dhjetë, që të dërgojnë në Ligën e Parë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement