Ndeshje interesante në La Liga, Barcelona e pret Valencian, Reali i shkon Valladollidit - Gazeta Express
string(85) "ndeshje-interesante-ne-la-liga-barcelona-e-pret-valencian-reali-i-shkon-valladollidit"

Sport

Gazeta Express

25/01/2025 10:39

Ndeshje interesante në La Liga, Barcelona e pret Valencian, Reali i shkon Valladollidit

Sport

Gazeta Express

25/01/2025 10:39

Pas fitores së jashtëzakonshme të martën në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas me rezultatin 5:4, Barcelona të dielën i kthehet garë së fortë për titull kampioni në La Liga.

Barçën në shtëpi nga ora 21:00, e pret ndeshje e vështirë ndaj Valencias.

Kjo ndeshje i takon javës së 21-të të kampionatit spanjoll.

Gjiganti katalonjs ka 39 pikë në vendin e tretë, shtatë më pak se lideri, Real Madridi.

Reali të shtunën nga ora 21:00 ballafaqohet me Real Valladolidin.

Valladolidi është në pozitën e fundit me 15 pikë dhe po lufton për mbetje në ligë.

Në pozitën e dytë është Atletico Madridi me 44 pikë.

Të shtunën, Atletico përballet me Villarrealin nga ora 16:15.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone në fundjavën e kaluar u befasua nga Leganesi dhe pësoi humbje 1:0.

Advertisement
Advertisement
Advertisement