Gjatë ditës së sotme në Hendbollin e Kosovës në Superligë të meshkujve dhe të femrave do të zhvillohen katër ndeshje interesante.
Në Superligën e meshkujve luhen dy ndeshje, në xhiron e javës së 21-të, duke filluar nga ora 19:00.
Vëllaznimi ballafaqohet me Vushtrrinë ndërsa Besa Famagas me Kastriotin.
Ndërkaq në Superligën e femrave në xhiron e javës së 13-të, po ashtu zhvillohen dy ndeshje.
Duke filluar nga ora 15:00, Vushtrria do të përballet me Istogun, kurse nga ora 18:30, Ferizaji pret Prishtinën.