Ndeshja Torino-Lazio mund të luhet të mërkurën - Gazeta Express
string(46) "ndeshja-torino-lazio-mund-te-luhet-te-merkuren"

Ndeshja Torino-Lazio mund të luhet të mërkurën

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 17:19

Serie A thuhet se po përpiqet të shtyjë ndeshjen midis Lazios dhe Torinos për të mërkurën e kësaj jave.

Autoritetet lokale të shëndetit konfirmuan periudhën e karantinës në Torino që mbaron nesër në mesnatë dhe për këtë arsye Tuttomercatoweb pretendon se nga Serie A shpreson që ndeshja të mund të zhvillohet të nesërmen.

Lexo Edhe:

Torino është planifikuar të luajë me Lazion nesër në Olimpico, por aktualisht janë në izolim deri nesër në mbrëmje dhe tashmë e kanë shtyrë ndeshjen nga e premtja e kaluar deri më 17 mars.

Duket praktikisht e pamundur të luhet ndeshja të martën, duke marrë parasysh edhe incidentin e mëparshëm midis Juventus dhe Napoli.

Për këtë arsye, tash është shfaqur hipoteza e një shtyrje 24 orëshe, megjithatë nuk ka ende asgjë konkrete në këtë drejtim. /Gazeta Express/