Selektori i përfaqësueses së Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, ka bërë publike të premten listën përfundimtare të lojtarëve për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës.
Përballja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor në Tiranë.
Në këtë listë nuk figurojnë emrat e disa futbollistëve si Ivan Iliq, Mirko Topiq, Petar Staniq dhe Milutin Vidosavleviq.
Kapiteni Aleksandar Mitroviq do të udhëheqë ekipin serb, ndërsa ndër lojtarët më të njohur në skuadër janë edhe Dushan Vlahoviq, Sasha Lukiq, Nikola Milenkoviq, Lazar Samargjiq dhe Luka Joviq.
Grumbullimi i lojtarëve të Serbisë është paraparë të nisë të hënën.