Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi.
Çfarë mbani mend nga ndeshja kundër Serbisë, një nga ngjarjet e rëndësishme sportive që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve, si ndeshja kundër Serbisë. Çfarë kujtoni nga ajo ndeshje?
De Biasi: Ndeshje delikate kudër Serbisë, e kuptuam sapo arritëm në Aeroportin e Beogradit me një numër të madh policësh dhe masash që ishin për të shmangur incidentet dhe kur arritëm në hotel, para hotelit ishte një autoblind i ushtrisë për të mbrojtur vendndodhjen tonë. Kur ikëm në stadium, tërhoqën të gjithë tifozët serbë dhe praktikisht gjatë ndeshjes ishim 0 me 0 kur pushtuan fushën dhe ishte kulmi i gjithë situatës që ishte shumë nervoze e shqetësuese. Mendoj se me 0 – 0 po e menaxhonim mirë situatën, pastaj pushtuan ata fushën, disa lojtarë u goditën dhe kjo është sinteza e ngjarjes. Kanë kaluar 11 vjet dhe unë e kisha lënë mënjanë këtë ngjarje sepse nuk ka më kuptim.
Sipas jush si është sot situata e Shqipërisë, sa mundësi ka për të mundur Serbinë?
De Biasi: Mendoj se kjo Shqipëri ka më shumë cilësi nga këndvështrimi teknik, në krahasim me skuadrën që kam stërvitur unë. Ka shumë lojtarë që luajnë në serinë A, në skuadra jashtë kampionatit shqiptar dhe sigurisht shtete që kanë traditë të madhe të futbollit si Anglia, Gjermania etj. Besoj se e përmbledhur, kjo skuadër ka mundësi të mira të luajë në këtë kualifikim, sepse mendoj se i vetmi konkurrent përtej Anglisë që është lehtësisht më lartë se të tjerët, mendoj se ndeshja kryesore është ndaj Serbisë që bashkë me Shqipërinë luajnë për vendin e dytë në klasifikim
Do jeni në stadium? Ku do e shini ndeshjen Shqipëri- Serbi?
De Biasi: Po, do kem kënaqësinë të jem pjesë e kësaj ndeshjeje të bukur, uroj të jetë e bukur që të çojmë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Presidenti Duka më ftoi dhe unë do të vijë me dëshirë të bëjë tifozllëk për skuadrën tonë.
E shihni një ndeshje përtej futbollit, në një kohë kur kemi një histori me sfida dhe lidhjet politike. A është një ndeshje përtej futbollit, si e mendoni ju?
De Biasi: Duhet të mendojmë vetëm për futbollin, duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje që është një etapë e rëndësishme për objektivin shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të ketë asgjë jashtë rezultatit në fushë, besoj se është një mundësi të tregojmë sa jemi rritur dhe që arrijmë të kalojmë atë që disa vite më parë na krijoi vështirësi shumë të mëdha.
aaaaa