Ndeshja me Kosovën, flasin yjet e Sllovakisë për “Dardanët”: Duhet ta respektojmë, kanë skuadër të re - Gazeta Express
string(96) "ndeshja-me-kosoven-flasin-yjet-e-sllovakise-per-dardanet-duhet-ta-respektojme-kane-skuader-te-re"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 16:46

Ndeshja me Kosovën, flasin yjet e Sllovakisë për “Dardanët”: Duhet ta respektojmë, kanë skuadër të re

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 16:46

Duke filluar nga ora 20:45, sonte, e enjte, kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e madhe të “play-offit”.

Në ndeshjen që do luhet në Stadiumin Kombëtar në Bratisllavë, kombëtarja e Kosovës e ajo e Sllovakisë luajnë në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” për Botërorin e 2026-ës.

Para kësaj përballjeje kanë folur edhe dy lojtarët kryesorë të Sllovakisë, Martin Valjent dhe Lukas Haraslin.

Për mediumin sllovak “Sportweb”, dyshja sllovake kanë folur për ndeshjen e madhe ndaj Kosovës.

“Ndoshta nuk e konsiderojmë Kosovën kundërshtarin më tërheqës, por duhet ta respektojmë. Ajo i ka mposhtur kundërshtarët e saj në një Ligë të Kombeve të vështirë, ku ne kemi pasur vështirësi prej vitesh. Nuk kemi asgjë për të humbur – as ne, as Kosova,” tha Haraslin.

Ndërkohë, Valjent, i cili është bashkëlojtar me Vedat Muriqin te Mallorca, ka folur fjalë të mira për kombëtaren dardane.

“Ata kanë një skuadër relativisht të re, drejtohen nga një trajner gjerman dhe kryesisht kanë lojtarë nga Bundesliga. Shoku im i ekipit te Mallorca dhe ndoshta miku im më i mirë, Vedat Muriqi, thotë se këta të rinj ‘fluturojnë’, ndërsa ai nuk ka nevojë,” u shpreh me buzëqeshje Valjent për “Sportweb”.

“Është pikërisht Muriqi, me 18 gola në La Liga spanjolle, i mbështetur nga talenti Fisnik Asllani i Hoffenheimit dhe Edon Zhegrova nga Juventusi i Torinos, që pritet të përbëjnë armën më të fortë të kundërshtarit – sulmin”, shkruan mediumi sllovak “Sportweb”.

“Në të njëjtën kohë, Kosova shtyhet përpara nga dëshira për të debutuar në një turne të madh. Ndërsa sllovakët kanë marrë pjesë në tre Kampionate Evropiane dhe po luftojnë për Botërorin e tyre të dytë, kualifikimi do të ishte një arritje historike për mysafirët”, shkruan më tutje i njëjti medium, për Kosovën.

Në rast se Kosova triumfon në Bratisllavë, atëherë ndeshjen finale të “play-offit” do ta luajë në Prishtinë, të martën e 31 marsit. Aty do ta priste fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement