Ndeshja kualifikuese për Botëror mes Spanjës dhe Gjeorgjisë në rrezik, shkak reshjet e mëdha të shiut - Gazeta Express
string(100) "ndeshja-kualifikuese-per-boteror-mes-spanjes-dhe-gjeorgjise-ne-rrezik-shkak-reshjet-e-medha-te-shiut"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 16:24

Ndeshja kualifikuese për Botëror mes Spanjës dhe Gjeorgjisë në rrezik, shkak reshjet e mëdha të shiut

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 16:24

Ndeshja kualifikuese e Spanjës për Kupën e Botës ndaj Gjeorgjisë, e planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Martínez Valero” në Elche, mund të rrezikohet për shkak të reshjeve të dendura të shiut që pritet të godasin rajonin e Alicantes dhe që mund të zgjasin gjatë fundjavës.

“Alarm nga Mbrojtja Civile. Rrezik për përmbytje në zonën BREGDETARE JUGORE të ALICANTES për shkak të reshjeve të mëdha”, thuhej në mesazhin që qytetarët morën të enjten, më 9 tetor, duke i paralajmëruar për stuhitë që pritet të fillojnë nga ora 10:00 e së premtes.

Autoritetet u kërkuan qytetarëve të shmangin udhëtimet, të mos kalojnë në zona të përmbytura dhe të respektojnë mbylljet e qarkullimit rrugor.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike dhe alarmi vjen vetëm disa orë para mbërritjes së Kombëtares së Spanjës në Alicante për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Gjeorgjisë, e cila është planifikuar të luhet të shtunën në orën 20:45.

Ndeshja, pra, do të varet nga kushtet e motit, ndërsa seanca stërvitore e lojtarëve të Luis de la Fuente pritet të jetë e vështirë për t’u zhvilluar.