Ndeshja e parë finale pa Torcida, regojnë tifozët e Trepçës - Gazeta Express
string(58) "ndeshja-e-pare-finale-pa-torcida-regojne-tifozet-e-trepces"

Basketboll

Gazeta Express

21/05/2022 20:57

Ndeshja e parë finale pa Torcida, regojnë tifozët e Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

21/05/2022 20:57

Tifogrupi i Trepçës, “Torcidat” kanë njoftuar se nuk do të jenë në palestër në Therandë për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

Trepça e luan finalen e parë të play-offit ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim, por ata nuk do ta kenë mbështetjen e tifozëve të tyre, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë, “Torcidat” kanë shprehur pakënaqësi në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Yllit si vendas.

“Lajmërohen të gjithë anëtarët e Torcidës dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës se pas kërkesave të vazhdueshme për t’na ndarë biletat për finalen e cila zhvillohet nesër në basketboll ndërmjet KB.Ylli vs KB.TREPÇA, për ne refuzohet kërkesa nga kryesia e KB.Yllit në dakordim me federatën e basketbollit të Kosovës, për të qenë afër klubit tonë të zemrës. Shprehim indinjatën tonë ndaj të dyjave palëve ndërsa klubin e motivojmë që të vazhdojnë të jenë të pathyeshëm ndaj këtyre padrejtësive që po na e bëjnë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nesër nga ora 17:30, Trepça do ta luajë finalen e parë të play-offit ndaj Golden Eagle Yllit.

Në gjysmëfinale, Trepça mposhti Pejën pas katër ndeshjeve të zjarrta. /Gazeta Express/