Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë, arrestohet 1 person, 1 shpallet në kërkim, nis hetimi për 4 të tjerë - Gazeta Express
string(115) "ndertuan-pa-leje-ne-zona-te-mbrojtura-ne-tropoje-arrestohet-1-person-1-shpallet-ne-kerkim-nis-hetimi-per-4-te-tjere"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 21:15

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë, arrestohet 1 person, 1 shpallet në kërkim, nis hetimi për 4 të tjerë

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 21:15

Policia në Kukës ka arrestuar një person, një tjetër është shpallur në kërkim dhe ka nisur hetimi për 4 të tjerë, pasi ndërtuan pa lejë ne zona të mbrojtura në Tropojë.

Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të kësaj paligjshmërie, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Policia shpalli në kërkim Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B,  pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

‘Strukturat e DVP Kukës, të angazhuara maksimalisht për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës, ndalohet një shtetas, shpallet në kërkim një shtetase, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas.

Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të kësaj paligjshmërie, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B,  pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente’, njoftoi sot policia.