Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori, ndiqen penalisht dy inspektorë - Gazeta Express
string(85) "ndertoi-pa-leje-ne-voskopoje-arrestohet-administratori-ndiqen-penalisht-dy-inspektore"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 16:27

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori, ndiqen penalisht dy inspektorë

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 16:27

Administratori i një subjekti në Voskopojë është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kishte ndërtuar  pa leje  disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi:

Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit. Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë. Pezullohen dhe procedohen disiplinarisht disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit  me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat.

Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar  pa leje  disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.

Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre  ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin.