Ndërtimi në Shqipëri rekord në rajon dhe Europë për peshën në ekonomi, sa dyfishi i BE - Gazeta Express
string(85) "ndertimi-ne-shqiperi-rekord-ne-rajon-dhe-europe-per-peshen-ne-ekonomi-sa-dyfishi-i-be"

Shqiperi

Gazeta Express

15/06/2021 8:56

Ndërtimi në Shqipëri rekord në rajon dhe Europë për peshën në ekonomi, sa dyfishi i BE

Shqiperi

Gazeta Express

15/06/2021 8:56

Struktura e rritjes ekonomike të Shqipërisë me 2019 është pasqyrë e produktivitetit të ulët të ekonomisë, teksa shihet se pesha e bujqësisë dhe e ndërtimit në Vlerën e Shtuar Bruto është shumë më e lartë se në Bashkimin Europian dhe Rajonin e Ballkanit.

Sipas të dhënave të Eurostat, bujqësia kontribuoi me 21.1 për qind të Vlerës së Shtuar në ekonominë e Shqipërisë në vitin 2019. Pesha e këtij sektori kontribuoi vetëm 1.8 % të Vlerës e Shtuar Bruto ne 27 vendet e BE-së. Edhe rajon bujqësia pati kontribut shumë më të ulët në Vlerën e Shtuar. Në Serbi, bujqësia zuri vetëm 7.2 % të Vlerës së Shtuar, në Bosnjë 6.6%, në Maqedoni 9.3%, në Kosovë 9.5% dhe në Malin e Zi 7.9%.

Lexo Edhe:

Sektori i ndërtimit gjithashtu ka një peshë të lartë në ekonominë shqiptare në krahasim me mesataren e Rajonit dhe BE. Ndërtimi zuri 9,9 % të Vlerës së Shtuar së ekonomisë së Shqipërisë më 2019. Në BE ky sektor zuri vetëm 5.5%, ndërsa në Rajon niveli më i lartë i raportua në Kosovë 10.6% të Vlerës së Shtuar dhe niveli më i ulët Bosnjë, ku ndërtimi kontribuoi me 5%.

Edhe pse bujqësia në këto vende zë një pjesë të vogël të ekonomisë ajo është më produktive, si në drejtim të prodhimit dhe të ardhurave që gjeneron për të punësuarit.

Sipas të dhënave zyrtare që i takojnë vitit 2019, paga mesatare në sektorin bujqësor në Shqipëri ishte 295 euro, ndërsa në Maqedoni ishte 497 euro, në Malin e Zi 854 euro, në Serbi 586 euro, në Bosnjë 632 euro dhe në Kosovë 346 euro.

Pagat që ofron sektori bujqësor në Shqipëri janë 50 për qind më të ulëta se mesatarja rajonale. Vendet e Rajonit, përveç pagave të më larta kanë deficit tregtar më të ulët në tregtinë e artikujve ushqimore me jashtë vendit.

E njëjta ecuri është edhe për pagat në sektorin e ndërtimit, ku paga mesatare në vitin 2019 ishte 338 euro në Shqipëri ndërsa në Rajon mesatarja ishte rreth 600 euro.

Si në Shqipëri në Rajon dhe BE, Vlera e Shtuar e ekonomisë dominohet nga sektori i shërbimeve, por në Shqipëri ky sektor ka një kontribut me të ulët.

Shërbimet zunë 55.7 të Vlerës së Shtuar të ekonomisë më 2019, ndërsa në Serbi 62%, në Bosnjë 65.3%, në Maqedoninë e Veriut 63.6%, në Kosovë 57.9%, në Malin e Zi 72.3%, ndërsa në BE, 73%. Shqipëria duke qenë vend me vijë të gjatë bregdetare dhe klimë mesdhetare, ka potenciale për të zhvilluar më tej sektorin e shërbimeve dhe për rrjedhojë peshën e tij në ekonomi.

Përgjatë dy dekadave të fundit struktura ekonomisë shqiptare ka mbetur pothuajse e pandryshuar, duke pasqyruar mungesën e një vizioni të qartë të qeverisë për të nxitur zhvillimet drejt sektorëve me produktivitet të lartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm./ B.Hoxha/monitor/