Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës - Gazeta Express
string(92) "ndertimet-pa-leje-ne-theth-shkarkohen-nga-detyra-te-gjithe-drejtuesit-e-policise-se-shkodres"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 16:00

Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e policisë së Shkodrës

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 16:00

Situata me ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit ka sjellë lëvizje të forta në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka njoftuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër.

“Kam vendosur të shkarkoj nga detyra drejtuesit kryesorë të Policisë së Shkodrës. Nëse një shef komisariati nuk është në dijeni të veprimeve që ndodhin në territorin që mbulon, ai nuk mund të mbajë më atë pozicion”, deklaroi Proda.

Në vend të Lleshajt, drejtimin e Policisë së Shkodrës do ta marrë Gentian Berberi, i cili më herët ka drejtuar Policinë e Kukësit.

Masat ndëshkimore kanë prekur edhe shefin e Stacionit të Policisë në Theth, i cili është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij është hapur një procedurë disiplinore për shkelje të rëndë. Hetime të brendshme kanë nisur gjithashtu ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët, sipas Prodas, kanë dështuar në përmbushjen e detyrës.

“Mosveprimi i tyre është i pajustifikueshëm. Nuk shoh asnjë arsye që këta persona të mbajnë më uniformën blu”, tha ai.