Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetimin disiplinor për prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Elsa Gjeli.
Pas shqyrtimit të ankesës së Ministrisë së Drejtësisë ndaj magjistrates Gjeli për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth, ILD ka vendosur “arkivimin e ankesës”.“Pas shqyrtimit fillestar të ankesës dhe informacionit të marrë, ILD ka konkluduar se, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Elsa Gjeli me detyrë prokurore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.“Për këtë arsye, është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës tuaj, bazuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në përgjigjen e ILD-së të publikuar në media, e cila mban datën 17 shtator, kthyer ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.Sipas ILD-së “vendimmarrja e magjistrates është mbështetur specifikisht në një nga rastet e parashikuara në nenin 290 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe qëndrimi diskrecionar i prokurores në marrjen e një vendimi për fillimin/mosfillimin e procedimit penal”.“Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk mund të marrë atributet e një organi tjetër, sikundër është gjykata, e cila kontrollon veprimtarinë dhe vendimmarrjen e prokurorit dhe as të vlerësojë e aktet ndryshe nga sa i ka vlerësuar prokurori”, thuhet në njoftimin e ILD-së.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...