Ndërtesa ‘prek’ qiellin, njihuni me hotelin më të lartë në botë - Gazeta Express
string(60) "ndertesa-prek-qiellin-njihuni-me-hotelin-me-te-larte-ne-bote"

Gazeta Express

14/01/2020 22:54

Ndërtesa ‘prek’ qiellin, njihuni me hotelin më të lartë në botë

Gazeta Express

14/01/2020 22:54

Dubai që është një qyteti i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë – “Ciel”.

Ky hotel në rrugën Sheik Zayed është i lartë plotë 360 metra, dhe është interesant se Dubai tashmë është “shtëpia” e tashmë gjashtë hoteleve më të larta në botë – JW Marriott Marquis Hotel Tower 1, JW Marriott Marquis Hotel Tower 2, Rose Rayhaan by Rotana, Burj Al Arab dhe Emirates Toeer 2.

Lexo Edhe:

Gara për ndërtesa të larta në këtë vend filloi në vitin 1999 kur u hap Burj Al Arab, hotel ky që ishte 321 metra i lartë dhe konsiderohej më i larti në botë.

Ndërkaq hoteli i ri që nuk ka konkurrencë sa i përket lartësisë është dizajnuar nga kompania Norr. Ndërtimi i këtij hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe do të ketë 1,042 dhoma dhe apartamente të shpërndara në 82 kate.

Karakteristikë e këtij hoteli është platforma e xhamit – Sky Terrace, që i mundëson vizitorëve pamje prej 360 gradë mbi qytetin e bukur në Lindjen e Mesme.