Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së - Gazeta Express
string(94) "ndertesa-e-qeverise-ndricohet-me-ngjyrat-e-flamurit-amerikan-per-diten-e-pavaresise-se-shba-se"

Gazeta Express

03/07/2025 21:23

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Gazeta Express

03/07/2025 21:23

Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) theksoi se ky gjest paraqet “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” mes dy vendeve.

“Happy 4th of July!” thuhet në urimin e Ambasadës, teksa Kosova edhe këtë vit nderon aleatin e saj më të madh në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.