Vdes babai i heroit Afrim Zhitia - Gazeta Express
string(40) "nderron-jete-babai-i-heroit-afrim-zhitia"

Gazeta Express

02/07/2020 13:57

Vdes babai i heroit Afrim Zhitia

Gazeta Express

02/07/2020 13:57

Ka ndërruar jetë veprimtari, Osman Zhitia, babai i Heroit, Afrim Zhitia.

Lajmin e ka bërë të ditur  kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Osman Zhitia tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.

Lexo Edhe:

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka ndarë dhembjen me familjen Zhitia, duke e ngushëlluar atë për kalimin në amshim të anëtarit të saj.

“Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.