Ndërron jetë 12-vjeçari nga Maliqi, reagon QSUT: I mituri u diagnostikua me miokardit akut - Gazeta Express
string(88) "nderron-jete-12-vjecari-nga-maliqi-reagon-qsut-i-mituri-u-diagnostikua-me-miokardit-akut"

Shqiperi

Gazeta Express

08/01/2025 16:45

Ndërron jetë 12-vjeçari nga Maliqi, reagon QSUT: I mituri u diagnostikua me miokardit akut

Shqiperi

Gazeta Express

08/01/2025 16:45

Një 12 vjeçar nga Maliqi ka ndërruar jetë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve, QSUT përmes një reagimi sqaron se i mituri është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike.

Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

QSUT shprehet se pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement