Ndërroi me fotoshop ngjyrën e fëmijëve – fansat e “gozhdojnë” keq Kim Kardashian - Gazeta Express
string(76) "nderroi-me-fotoshop-ngjyren-e-femijeve-fansat-e-gozhdojne-keq-kim-kardashian"

Ndërroi me fotoshop ngjyrën e fëmijëve – fansat e “gozhdojnë” keq Kim Kardashian

Yjet

Gazeta Express

29/04/2022 22:37

Kim Kardashian i ka quajtur të “neveritshme” komentet për errësimin e lëkurës së mbesës së saj Stormi për t’u përshtatur me True pasi ka pranuar se fotoshopi i bërë në fotot e Disneyland ishte bërë për t’u përshtatur me “estetikën” e Instgagramit

Kim është duke u përballur me polemika të reja të përdoruesve të Reddit të cilët kanë shkruar se Kim shkoi aq larg me fotoshop saqë e bëri më të errët dorën e Stormit për ta përshtatur me ngjyrën e lëkurës së True.

Lexo Edhe:

Chicago dhe Stormi e vizituan Disneyland më 18 tetor bashkë me Kylie dhe Kris Jenner.

Më 31 tetor, Kim dëshironte ta postonte një foto të Chicago dhe Stormi për shkak së përshtatej me skemën e “estetikës” së Instagramit.

Në atë kohë, Kylie Jenner qëndronte e fshehur për shkak të tragjedisë së 5 nëntorit në Astroworld dhe nuk dëshironte që një imazh i Stormi në Disneyland të shpërndahej në rrjetet sociale.

Kim pastaj vendosi për ta bërë fotoshop një imazh të True mbi Stormin dhe pastaj bëri përshtatjen e ngjyrës së pantallonave të saj.

Fansat shpejt e panë këtë dhe Khloe Kardashian e pranoi më 12 prill që ata kishin vizituar Disneyland dhe kjo ishte vizita e “parë” e True në këtë park.

Kim u pastrua për vendimin e saj bizar ku pranoi se nuk ka menduar se kjo do të ishte bërë kaq e madhe.

Por, rrëfimi i saj la fansat të shokuar dhe të indinjuar me një që tha se fëmijët pritet të kenë nevojë për “terapi”. /GazetaExpress/