Një shtetas i Ukrainës ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë me targa gjermane, që po drejtohej nga një shtetas i Kosovës, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht pranë pikës kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Më 22.08.2025 rreth orës 18:00, në SPB-Shkup u raportua se në rrugën magistrale Shkup– pika kufitare Bllacë e Poshtme, rreth 200 metra nga dogana, një automjet “Volkswagen Golf” me targa gjermane, i drejtuar nga B.S. (22) nga Kosova, me vendbanim në Republikën Federale të Gjermanisë, ka goditur këmbësorin K.M. (53) nga Ukraina. Në aksident, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transportua me mjet të Emergjencës nga Kosova në spitalin më të afërt atje, ku rreth orës 20:20 i ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Mjeku konstatoi vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit iu nënshtrua obduksionit. B.S. pësoi lëndime trupore, të cilat u konstatuan në një spital privat në Shkup. Është kryer hetimi nga prokurori publik dhe ekipi hetues i SPb-Shkup, dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
tag_katrorimaqedoni_2