Ndërroi jetë ish rektori i UT-së, Prof. Dr. Ramiz Abdyli - Gazeta Express
string(53) "nderroi-jete-ish-rektori-i-ut-se-prof-dr-ramiz-abdyli"

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2026 10:38

Ndërroi jetë ish rektori i UT-së, Prof. Dr. Ramiz Abdyli

Maqedoni

Gazeta Express

24/02/2026 10:38

Ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ramiz Abdyli, historian dhe pedagog i njohur universitar dhe ish-rektori i Universitetit të Tetovës. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët e përshkruajnë si një njeri të rrallë, prind të përkushtuar dhe shtyllë të familjes.

Në një postim në Facebook, djali i tij, regjisori Kastriot Abdyli, shkruan:

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai dhe gjyshi ynë i dashur ka ndërruar jetë. Për varrimin dhe të pamen do t’ju njoftojmë me kohë. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar përjetë në zemrat tona. Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.”

Prof. Dr. Abdyli ka dhënë një kontribut të madh si pedagog, fillimisht në shkollat e mesme në Kumanovë, dhe më pas në universitete dhe institute në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe vende të tjera

Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur shkencore në fushën e historisë, ka qenë rektor i Universitetit të Tetovës dhe drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Familja njofton se detajet për varrimin do të shpallen së shpejti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement