Ndërrimi i pushtetit, Albin Kurti e merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit - Gazeta Express
string(74) "nderrimi-i-pushtetit-albin-kurti-e-merr-zyrtarisht-detyren-e-kryeministrit"

Ndërrimi i pushtetit, Albin Kurti e merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Gazeta Express

04/02/2020 11:08

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pranim-dorëzimi i detyrës së të parit të Qeverisë është bërë nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, pasi që ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk mundi ta dorëzojë mandatin sepse ka bërë të ditur se është në një vizitë në SHBA.

Lexo Edhe:

“Haradinaj nuk është këtu. Suksese të mëdha dhe shëndet. Për ju dhe për Kosovën, është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Fillon një fillim i ri. Kemi sfida të mëdha dhe këto mund të përballohen vetëm me profesionalizëm”, tha Pacolli.

Para se të bëhej zyrtarisht dorëzimi i detyrës, Kurti dhe Pacolli kanë kaluar pranë gardës së FSK-së.

Njerëz të shumtë ishin mbledhur për të shikuar nga afër këtë ceremoni. /GazetaExpress/