Ndërrime pozitash në Komunën e Prishtinën, Rama njofton se e ka emëruar nënkryetar Florian Dushin - Gazeta Express
string(96) "nderrime-pozitash-ne-komunen-e-prishtinen-rama-njofton-se-e-ka-emeruar-nenkryetar-florian-dushin"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 10:23

Ndërrime pozitash në Komunën e Prishtinën, Rama njofton se e ka emëruar nënkryetar Florian Dushin

Lajme

Gazeta Express

07/03/2025 10:23

Florian Dushi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar kryetari Përparim Rama.

“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës”, shkroi Rama.

Rama tha se “kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”.

“Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror. Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin”, ka shkruar Rama.

Deri më tani Dushi ka qenë drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.

Në postin e nënkryetarit do ta pasojë Alban Zogajn, i cili tashmë ka fituar votat për të qenë deputet i legjislaturës së re të Kuvendit nga radhët e LDK-së me 18 mijë e 882 vota të fituara./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement