Ndërrim komandash në Task Forcën amerikane të Aviacionit në KFOR, ambasada njofton për ceremoninë - Gazeta Express
string(96) "nderrim-komandash-ne-task-forcen-amerikane-te-aviacionit-ne-kfor-ambasada-njofton-per-ceremonine"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 16:51

Ndërrim komandash në Task Forcën amerikane të Aviacionit në KFOR, ambasada njofton për ceremoninë

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 16:51

I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Josh Peterson, mori pjesë të premten në ceremoninë e transferimit të autoritetit të Task Forcës së Aviacionit të KFOR-it.

Në njoftim në Favebook, ambasada falënderoi komandantin në largim, nënkolonelin Snook, si dhe Task Forcën Griffin për “shërbimin e tyre të përkushtuar dhe kontributin në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”.

Ndërkaq, ka uruar komandantin e ri.

“I urojmë mirëseardhje komandantit të ardhshëm, nënkolonelit Bryant, si dhe Task Forcës Blackjack, teksa marrin përgjegjësinë për mbështetjen ajrore të KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement