Ndeshja e Kategorisë së Parë në Shqipëri, e luajtur mes Skënderbeut dhe Lushnjës u ndërpre për disa minuta.
Arsye për këtë u bë gjendja shëndetësore e një tifozi të pranishëm, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit.
“Ekipet mjekësore në stadium ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital”, raporton “VOX News”.
Megjithatë, pas këtij rasti, ndeshja rinisi dhe tashmë është mbyllur.
Skëndërbeu fitoi 4-3 ndaj Lushnjës në Korçë./GazetaExpress/