Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje në Prishtinë - Gazeta Express
string(53) "nderpritet-furnizimi-me-uje-ne-nje-lagje-ne-prishtine"

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje në Prishtinë

Gazeta Express

26/03/2020 9:55

KRU “Prishtina” tha se sot në orën 06:00 janë njoftuar se në lagjen “Tasligje” të kryeqytetit ka ndodhur një defekt në një tubacion të ujit, konkretisht në rrugën “Abdyl Ramaj”.

Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.

Lexo Edhe:

Linja e cila ka pësuar defekt është linjë azbest cement DN 100 mm.

Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe po ashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet.

KRU “Prishtina” njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.