Ndërhyrja e SHBA-së në konflikt do të shkaktonte një "spiralë të tmerrshme përshkallëzimi", thotë Kremlini - Gazeta Express
string(103) "nderhyrja-e-shba-se-ne-konflikt-do-te-shkaktonte-nje-spirale-te-tmerrshme-pershkallezimi-thote-kremlini"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:58

Ndërhyrja e SHBA-së në konflikt do të shkaktonte një “spiralë të tmerrshme përshkallëzimi”, thotë Kremlini

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 10:58

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “çdo ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit do të përfaqësonte një “spiralë të tmerrshme përshkallëzimi”, raporton agjencia ruse Interfax, transmeton Express.

Komentet e Peskov vijnë, pasi presidenti rus Vladimir Putin theksoi më herët se të gjitha palët duhet të kërkojnë mënyra për t’i dhënë fund luftimeve.

Kujtojmë se Rusia është kritike ndaj ndërhyrjeve ushtarake perëndimore në Lindjen e Mesme dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetëse e mundshme në konfliktet rajonale.

Ndërsa, paralajmërimi i sotëm i Kremlinit vjen në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm, dhe mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në konflikt është shumë e mundshme.