Ndarja pas disa vitesh lidhje me juristin, Nevina Shtylla flet për herë të parë: Jam penduar që fola për jetën private, kanë abuzuar - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

08/09/2020 12:32

Ndarja pas disa vitesh lidhje me juristin, Nevina Shtylla flet për herë të parë: Jam penduar që fola për jetën private, kanë abuzuar

Rozë

Gazeta Express

08/09/2020 12:32

Nevina Shtylla është përfolur gjatë për jetën e saj private dhe pse ajo është munduar që ta mbajë shumë larg vëmendjes së mediave.

Modertorja e njohur raportohet se ka qenë në një lidhje disavjeçare me juristin Arbër Myftari. Megjithatë marrëdhënia e tyre mori fund, gjë që vetë Nevina Shtylla e konfirmoi 4 muaj më parë kur u shpreh se “karantina nuk e gjeti çift”.

Megjithatë, ajo shprehet se nuk do të flasë më për jetën e saj private pasi është abuzuar shumë me të.

Ndërsa kur u pyet për përfundimin e romancës me juristin, u shpreh se preferon që ta mbajë shumë private dhe personale.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.

Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë,”– tha moderatorja e ftuar në “Wake Up”.