Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit socialist, Fatos Nano mesditën e 31 tetorit.
Me anë të një postimi në Facebook, Ahmetaj shkruan se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë, të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.
Reagimi:
Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori. Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.
Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për “armiqtë”, i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm. Human, demokrat dhe vizionar! Mik i shtrenjtë për mua [????] ! U prehsh në paqe!