Ndarja nga jeta e Berlusconit, Berisha mban 1 minutë heshtje - Gazeta Express
string(59) "ndarja-nga-jeta-e-berlusconit-berisha-mban-1-minute-heshtje"

Shqiperi

Gazeta Express

12/06/2023 12:18

Ndarja nga jeta e Berlusconit, Berisha mban 1 minutë heshtje

Shqiperi

Gazeta Express

12/06/2023 12:18

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë një konference për mediat ditën e sotme nga selia blu, ka shprehur ngushëllimet e tij më të përzemërta për ndarjen nga të ish-kryeministrit Italian, të cilin e konsideroi miku të çmuar të demokratëve, Shqipërisë, Kosovës dhe të tij personal. Berisha e nderoi edhe me një minutë heshtje kujtimin e tij.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Silvio Berlusconin. Silvio Berlusconi, italiani i madh dhe i pavdekshëm, themeluesi dhe udhëheqësi i Forza Italia, ish-kryeministri i shquar i Italisë, shtetari që lartësoi më shumë se kushdo tjetër, rolin e Italisë në Europë dhe botë, simboli i suksesit të inicativës së lirë, miku i madh i kombit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Kombi mik italian është sot në zi dhe së bashku me të, miqtë e Silvio Berlusconit në mbarë botën. Silvio Berlusconi ishte një mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, i Kosovës, i kombit shqiptar, i PD-së dhe i imi personalisht. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për kombin mik italian, është një humbje e madhe për forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë.

Është një humbje e madhe për Shqipërinë, Kosovën, të cilat ai i mbështeti dhe në momente kritike me vendosmërinë më të madhe. Rikujtoj shqiptarëve se 24 vite më parë, kur Kosova digjej në flakët me operacionit ‘Patkoi’, Luani i Apenineve udhëhiqte opozitën italiane. Por kjo nuk e pengoi të mbështesë qeverinë italiane të majtë të asaj kohe, në vendimin për të autorizuar përdorimin e bazave të NATO-s për bombardimin e regjimit të Millosheviçit.

Në takime të shumta, që unë kam pasur me të në Itali, Shqipëri, Europë, kam ndjerë nga afër ndjenjat e tij më miqësore për shqiptarët, respektin e tij për kombin tonë. Me këtë rast, unë duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme për miqësinë e tij ndaj meje, ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ndaj PD-së, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Berlusconi, miqve, të afërmve të Kavalierit të pavdekshëm. Do ta nderoj këtu me një minutë heshtje, kujtim e pavdekshëm të mikut të madh, Silvio Berlusconi.”, tha ai.

Themelues i Mediaset dhe Forza Italia, Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli. Ai mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri. Ai ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të Hëne. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 4 ditësh për shkak të sëmundjes së tij.

/Gazeta Express