Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Presidenti Begaj: Shqipëria humbi figurën e shquar të Kishës Ortodokse - Gazeta Express
string(106) "ndarja-nga-jeta-e-anastas-janullatos-presidenti-begaj-shqiperia-humbi-figuren-e-shquar-te-kishes-ortodokse"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2025 13:32

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Presidenti Begaj: Shqipëria humbi figurën e shquar të Kishës Ortodokse

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2025 13:32

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shprehu se Shqipëria humbi sot një udhëheqës shpirtëror dhe një figurë të shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale. Presidenti vlerësoi udhëheqjen e Kryepeshkopit Janullatos, duke theksuar mençurinë, përkushtimin dhe dashurinë e tij për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e Kishës dhe krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë që ka kaluar. Ai e cilësoi Kryepeshkopin një shembull të palodhur të përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë besimtarët që e ndoqën.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu ngushëllimet për Kishën Ortodokse Autoqefale dhe për të gjithë besimtarët, që humbën atin dhe udhëheqësin e tyre të dashur dhe të nderuar.

Postimi i plotë:

Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.

Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!

Advertisement
Advertisement
Advertisement