string(85) "ndalohet-shtetasi-i-shqiperise-dyshohet-se-21-vjet-me-pare-vrau-nje-person-ne-koshare"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 10:08

Ndalohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se 21 vjet më parë vrau një person në Koshare

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 10:08

Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dje ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor të vitit 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

 I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.