Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet - Gazeta Express
string(52) "ndalohet-qarkullimi-i-mjeteve-bujqesore-ne-kryeqytet"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 12:17

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 12:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se qarkullimi i mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera të përdorura për punë bujqësore, është i ndaluar në kryeqytet.

Rama theksoi se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

Ai u bëri apel qytetarëve dhe operatorëve të respektojnë këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e rregullt në rrugët e qytetit.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Kryeqytet!

Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!

Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement