Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit - Gazeta Express
string(79) "ndalohet-qarkullimi-i-kamioneve-dhe-autobuseve-ne-rrugen-tetove-kodra-e-diellit"

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:38

Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Maqedoni

Gazeta Express

20/02/2026 10:38

Për shkak të reshjeve të borës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit nga ora 7:40 e mëngjesit është vendosur ndalim trafiku për kamionë dhe autobusë, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm.

Sot në mëngjes, NP “Rrugët e Maqedonisë” informoi gjithashtu se për shkak të reshjeve të dendura të borës, është vendosur ndalim trafiku për kamionë në akset rrugore Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazha nga ora 6:50 e mëngjesit.

LAMM njoftoi se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement