Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë - Gazeta Express
string(103) "ndalohet-nje-person-te-dheu-i-bardhe-i-kapet-nje-cante-me-barna-te-padeklaruara-me-banderola-te-serbise"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 12:01

Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 12:01

Policia Kufitare e Kosovës, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb.

Siç njofton policia, transmeton Express, “gjatë kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht”.

Lexo Edhe:

“Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, thuhet në njoftimin e PK-së.