Prokuroria Speciale ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale “Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotikë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari S.N gjendej në arrati.
“Prishtinë, 17 shtator 2024 – Me autorizim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar i pandehuri S.N., i cili është duke u hetuar nga kjo Prokurori për veprat penale Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik neni 268, Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve neni 366par.1 te KPRK-së.”
“I pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-seë Prokuroria ka lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit te arrestuar.”
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...