Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen e Zvicrës - Gazeta Express
string(73) "ndalohet-futja-e-flamujve-te-kosoves-dhe-shqiperise-ne-ndeshjen-e-zvicres"

Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen e Zvicrës

Sport

Gazeta Express

02/12/2022 19:55

Flamuri shtetëror i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk janë lejuar të futen në stadiumin “974”, aty ku do të zhvillohet ndeshja vendimtare mes Zvicrës dhe Serbisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas asaj që ka raportuar “Koha”, brenda stadiumit nuk janë lejuar të futen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe janë ndaluar edhe flamujt provokues nga tifozë të Serbisë.

Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.

Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.

Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet të premten. /Gazeta Express/