Ndalohen vizitat në burgjet e vendit - Gazeta Express
string(36) "ndalohen-vizitat-ne-burgjet-e-vendit"

Ndalohen vizitat në burgjet e vendit

Gazeta Express

10/07/2020 16:41

Shërbimi i Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që të ndalohen vizitat familjare, të avokatëve dhe të tjerat për të gjithë të burgosurit në burgjet e Kosovës, pas përkeqësimit të situatës me koronavirusin në vend, raporton Express.

Gjatë kësaj periudhe, të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype.

Lexo Edhe:

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim. Po shpresojmë që ky vendim të jetë sa me afatshkurtër”, thuhet në postimin e SHKK’së.