Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë zyrtarët policorë për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Vepra është kualifikuar si “vrasje nga pakujdesia”, kanë konfirmuar burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Inspektorati Policor i Kosovës, ka konfirmuar gjatë ditës se lidhur me rastin në fjalë, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (përfshirë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë).
Ky rast ka tronditur vendin, teksa Alban Zejnullahu vëllai i viktimës ka deklaruar se Agoni “është vrarë nga dora e shtetit”.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...